Sporti

Haaland: Gjatë gjithë jetës time jam tifoz i Manchester Cityt, këtu ndihem si në shtëpinë time

06/13/2022 11:29
nga:E K

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez do të jetë nën urdhërat e Pep Guardiolas që nga sezoni i ri 2022/23, shkruan GazetaBlic Sport.

Haaland u shpreh i lumtur me transferimin e tij te City, duke thënë se ka qenë që fëmijë tifoz i klubit nga Manchesteri.

“Unë kam lindur në Angli, kështu që kam qenë tifoz i Manchester Cityt gjatë gjithë jetës sime, di shumë për klubin. Ndihem si në shtëpinë time këtu“, tha Haaland.

/GazetaBlic Sport/