Erling Haaland shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Manchester City kundër Young Boys. Me këtë fitore kampioni i Anglisë dhe kampionët në fuqi në Ligën e Kampionëve kaluan në fazën e eliminimit të kompeticionit prestigjioz dhe Haaland bëri edhe një herë tifozët të flasin për të.
Një temë e veçantë është mënyra sesi ai e festoi golin për 1:0, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi brilant norvegjez ka festuar golin duke kopjuar festën e Didier Drogba, sulmuesit legjendar të Bregut të Fildishtë dhe Chelsea.
Pas marrjes së çmimit për golashënuesin më të mirë në Evropë, Haaland foli me Drogba, i cili drejtoi ceremoninë. Drogba më pas i tha atij që të zgjidhte nëse do ta festonte golin e radhës në të njëjtën mënyrë si ai ose do ta festonte ashtu siç festoi Gary Lineker.
“Do të shohim. Do të mendoj për të dy kur të shënoj gol tjetër dhe më pas do të vendos”, iu përgjigj Haaland dhe në festë vendosi një dedikim për Drogba.
/GazetaBlic Sport


