Sporti

“Haaland është në planet tona për sezonin e ardhshëm”, Zorc përpiqet të mbyllë thashethemet e merkatos

04/12/2021 12:28
nga:L J

Ku do të luajë Erling Braut Haaland sezonin e ardhshëm?

Kjo është një nga pyetjet që për disa javë dhe do të vazhdojë të na shoqërojë deri në gusht, kur do të mbyllet merkato, përcjell GazetaBlic Sport.

Michael Zorc, drejtori sportiv Borussia Dortmund tha se sulmuesi norvegjez nuk do të largohet.

“Ne jemi duke u mbështetur në bazën kontraktuale dhe diskutimet nga java e kaluar. Ne kemi një plan shumë të qartë për të filluar sezonin e ri dhe Erling bën pjesë në atë plan”, tha Zorch.

Vlen të përmendet se për Erling Haaland kanë shpehur interesim disa skuadra të mëdha evropiane.

/GazetaBlic Sport