Sporti

Haaland është golashënuesi më i mirë në Champions League

06/10/2023 23:26
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi norvegjez i Manchester City, Erling Haaland është shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 12 gola në fund të sezonit aktual të Champions League. Ai shënoi vetëm njërin prej tyre nga pika e bardhë.

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është i dyti me tetë gola të shënuar. Në vendin e tretë është Vinicius Junior, anësori i Real Madridit, i cili ka shënuar shtatë gola. Të njëjtin numër ka edhe Kylian Mbappe nga PSG.

Kujtojmë se në Ligën e Kampionëve të përfunduar, Haaland zotëron një penta-trik. Në ndeshjen e dytë kundër Leipzig në fazën 1/8 finale, norvegjezi goditi pesë herë portën e ekipit gjerman.

/G.D abcnews.al/