Erling Haaland e çoi në 62 numrin e golave të tij në vetëm 61 paraqitje në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi në fitoren 3-2 të Manchester Cityt në transfertë kundër Leipzig-ut, në Gjermani.
Me këtë statistikë mbresëlënëse, sulmuesi i Cityt u bë zyrtarisht i vetmi futbollist në historinë e këtij kompeticioni që ka shënuar më shumë gola sesa ka luajtur ndeshje (duke marrë parasysh ata me të paktën 20 paraqitje), duke arritur një mesatare prej 1.02 golash për ndeshje, sipas të dhënave nga MisterChip.
Në këtë mënyrë, norvegjezi e la pas Lionel Messin, duke e zbritur atë në vendin e dytë në renditjen e efikasitetit të të gjitha kohërave. Argjentinasi mban një mesatare të shkëlqyer prej 0.79 golash për ndeshje, falë 129 golave të shënuar në 163 paraqitje.
/GazetaBlic Sport


