Haaland u transferua në Manchester City nga Borussia Dortmund këtë verë dhe doli të ishte një lëvizje fantastike. Norvegjezi po luan në formë të pabesueshme dhe këtë më së miri e tregon fakti se në 15 ndeshje të luajtura këtë sezon ka shënuar 22 gola.
Ka mbetur më pak se një muaj deri në fillimin e Botërorit në Katar dhe në javët e mbetura na pret një orar vërtet i ngjeshur në ligat më të forta evropiane.
Koha e Kupës së Botës gjatë sezonit është një gjë shumë shqetësuese për shumë njerëz, dhe klubet kanë më shumë frikë se në çfarë gjendje do të jenë lojtarët e tyre kur të kthehen pas Kupës së Botës.
Mirëpo, ajo që i shqetëson veçanërisht trajnerët janë futbollistët që do të kenë mbi një muaj pushim për shkak të Botërorit, pasi nuk fituan një udhëtim në këtë kompeticion të madh me kombëtaret e tyre.
Në qendër të vëmendjes është Haaland, i cili nuk do të luajë me Norvegjinë në Katar dhe ndoshta do të ketë pushimin më të gjatë në karrierë. Mirëpo, kjo e shqetëson veçanërisht Pep Guardiolën, i cili shpreson se Haaland do të kthehet në formë të mirë në Manchester City dhe se do të kujdeset për veten gjatë pauzës së gjatë.
“Kam biseduar me lojtarët që nuk do të luajnë në Kupën e Botës dhe do të pushojnë shumë. Haaland sigurisht që një pjesë do të jetë në Marbella, ndërsa tjetra në Norvegji. Se si do të luajë në pjesën e dytë të sezonit varet se si sillet në Marbella”, filloi Guardiola.
“Ai ka një shtëpi në Marbella dhe patjetër do të shkojë atje. Ai do të luajë golf dhe shpresoj që të mos hajë e të pijë shumë dhe të kthehet në klub në formën më të mirë para pjesës së dytë të sezonit”.
Guardiola sigurisht që nuk do të ketë probleme të tilla me Haaland sepse kujdeset shumë për trupin e tij dhe mundohet ta sjellë atë në perfeksion.
/GazetaBlic Sport


