Sporti

Haaland do të largohet nga Dortmund, Manchester City mund të jetë skuadra e tij e re

02/08/2022 11:21
nga:Mergim Rreci

Manchester Evening News pretendon se skaudra angleze do të bëhet një “destinacion real” për Erling Haaland në afatin kalimtar të verës.

Me Real Madridin që ka prioritet një marrëveshje për Kylian Mbappe, Manchester City tashmë mund të ketë mundësinë e madhe që të sigurojë shërbimet e sulmuesit norvegjez, shkruan GazetaBlic Sport.

Duket si çështje e kryer se Haaland do të largohet nga Bourssia Dortmund, andaj Guardiola e dëshiron me çdo kusht në formacionin e tij.

Do të mbetet të shihet sesa do të jetë vlera që klubi anglez do të ofrojë.

/GazetaBlic Sport/