Ylli i padiskutueshëm i Manchester City, Erling Haaland ka vetëm fjalë të mirë për legjendën e klubit të tij të ri, Kun Aguero.
Ai tha se Aguero është një shembull për të dhe do që të ndjekë hapat e tij në të ardhmen, përcjell GazetaBlic Sport.
“E ndoqa shumë këtu në Manchester dhe më ka pëlqyer gjithmonë”, tha fillimisht ai.
“Në përgjithësi vlerësoj sulmuesit e mëdhenj, më pëlqejnë ata që shënojnë shumë gola. Aguero, në këtë kuptim, është një shembull i shkëlqyer”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


