Erling Haaland (Dortmund) zbuloi se shikon videot e ndeshjes ku luan Leicester për të parë Jamie Vardy në veprim.
Arsyeja është sepse ai e konsideron anglezin si sulmuesin më të mirë në botë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kam parë shumë lojtarë. Ndoshta Jamie Vardy është më i miri në botë dhe unë kam parë shumë se si luan ai kur numri 10 ka topin. Unë jam i tillë, shikoj shumë futboll. Unë ende po. Kur luajmë të shtunën, të dielën i shikoj ndeshjet në shtëpi gjatë gjithë ditës. Gjithmonë më ka pëlqyer shumë futbolli”, tha golashënuesi duke folur për Sky Sports.
Vardy është një legjendë në Leicester ku ka shënuar 158 gola, ai fitoi një Premier League, një FA Cup dhe një Superkupë.
/GazetaBlic Sport/


