Sporti

Gyokeres shënon golin e tij të 63-të të sezonit

05/25/2025 22:05
nga:Lorik J

Viktor Gyokeres ka shënuar golin e tij të 63-të këtë sezon.

Sporting luajti sot kundër Benfica-s në finalen e Kupës së Portugalisë, ku fitoi me rezultatin 2:1.

Gyokeres barazoi me një penallti në minutën e 100’të dhe e dërgoi ndeshjen në kohë shtesë.

Ky është goli i 63-të i sulmuesit këtë sezon — 54 për Sporting dhe 9 për ekipin kombëtar suedez.

Më parë, sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, e kaloi Gyokeres me 3.5 pikë në garën për Këpucën e Artë. Deri dje, Viktor ishte në vendin e parë.

/GazetaBlic Sport