Lajme

‘Guxo’ e dënon ashpër sulmin ndaj Valon Sylës: Autorët e sulmit tinëzar e qyqar të sillen para drejtësisë

04/12/2023 15:10
nga:G B

Partia Guxo e ka dënuar ashpër sulmin fizik që ndodhi mbrëmë mbi gazetarin Valon Syla, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, partia ka thënë se e çmojnë fjalën dhe mendimin e lirë dhe asgjë nuk e justifikon sulmin mbi Sylën.

Po ashtu, Guxo ka kërkuar që organet e rendit t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e këtij sulmi.

Postimi i plotë:

Partia Guxo e dënon në terma më të ashpër sulmin fizik që ndodhi mbrëmë mbi gazetarin Valon Syla.

Ne çmojmë fjalën dhe mendimin e lirë si vlerën themelore të demokracisë të cilën e ndërtojmë. Asnjë motiv nuk e justifikon sulmin mbi gazetarin.

Kërkojmë nga organet e rendit që autorët e këtij sulmi tinzar e qyqar të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.