Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka uruar të gjithë qytetarët për 14-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në një komunikatë për medie nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës bëhet e ditur se banka do të vazhdojë angazhimin e saj për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së vendit, duke kontribuuar në zhvillimin e një sistemi financiar që plotëson në mënyrën më mirë nevojat zhvillimore të shtetit tonë.


