Lajme

Guvernatori i BQK’së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA

04/18/2024 15:14
nga:Sh R

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zyrtarë të nivelit të lartë të Bankës Botërore, si dhe ka marrë pjesë në diskutimet në panelin për Pagesat Ndërkufitare.

Në njoftimin e BQK’së thuhet se në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi dhe zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së dhe BQK-së për Modernizimin e Sistemeve të Pagesave dhe Remitancave.

“Diskutimi u përqendrua kryesisht në temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare. Për më tepër, diskutimet specifike ishin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe potencialit për avancime drejt integrimit me Sistemin Target të Pagesave të Shpejta e (TIPS) të Euro-Sistemit”, thuhet në njoftim.

“Ai diskutoi përpjekjet e integrimit në SEPA që synojnë standardizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore për të ofruar pagesa më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më efektive. Zhvillimet e infrastrukturës teknike, duke përfshirë zgjidhjet e shpejta të pagesave, premtojnë rritjen e përfshirjes financiare, efikasitetin e pagesave, formalizimin e ekonomisë dhe integrimin rajonal. Në përfundim të diskutimeve, Guvernatori Ismaili rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës dhe angazhimin e saj proaktiv në nxitjen e pagesave efikase ndërkufitare, duke marrë parasysh rëndësinë dhe përfitimet për të gjithë ekonominë nga integrimi me sistemet e pagesave të BE”, thuhet në njoftim.