Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka bërë prezantimin vjetor të vitit 2023.
Ismaili në prezantimin vjetor tha që “aktiviteti ekonomik deri në shtator 2023 është rritur për 3.0% dhe viti pritet të mbyllet me 3.4%”.
Bëhet e ditur që gjatë vitit 2024 parashihet që rritja ekonomike të arrijë në 4.2%
Ismaili ka folur edhe për inflacionin i cili deri në muajin nëntor 2023 ishte 5.3% ndërsa mesatarja deri në fund të vitit sipas tij pritet të bie në 5.1%.
BQK mbikqyrë 136 institucione, si Bankat, IMF, Kompani të Sigurimeve, Fonde Pensionale dhe Këmbimore etj.
“Askush nuk mund të fillon punën pa u paisur me licencë nga BQK”, ka shtuar Ismaili.