Sporti

Protesta të mëdha në Japoni, “Anuloni Olimpiadën”

07/23/2021 17:59
nga:Mergim Rreci

Gjatë zhvillimit të ceremonisë së hapjes së Olimpiadës “Tokyo 2020”, një grup njerëzish (me qindra) u mblodhën jashtë Stadiumit Olimpik Japonez për të kontestuar zhvillimin e eventit të madh sportive për shkak të situatës së krijuar nga rritja e infektimeve me Koronavirus.

Qindra prej tyre u derdhën në sheshin pranë stadiumit, duke kënduar në kor edhe gjatë paradës.

Nuk munguan pankartat me kërkesa të tilla si” “Anuloni Olimpiadën e Tokios”, “Jo Olimpiadës”.

Një qëndrim i qartë nga një numër i madh civilësh, i kontrolluar në çdo rast nga policia lokale.