Ish-lojtari i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez, i njohur më mirë si Guti, është shprehur mjaft ashpër për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez.
Guti ka komentuar Xavi në studion e emisionit “El Chiringuito”: “Stili që Xavi ka në mendje që kur ka qenë lojtar dhe lojtarët që ka në dispozicion është diçka që praktikisht është e pamundur të përsëritet. Një trajner i madh është ai që përshtatet me lojtarët që ka. Xavi nuk ishte gati të vinte në Barcelonë. Kur merr një licencë në Katar dhe stërvitesh atje për një lojë para 300 njerëzve… Nuk është njësoj si të ulesh në stol në Barcelona”.
“Ka njerëz që janë më të përgatitur dhe ka nga ata që ende duhet të punojnë në klube të tjera për të fituar përvojë dhe për të shkuar në një klub më të madh, qoftë Xavi apo ndonjë trajner tjetër. Për mua, Xavi është një trajner i mirë për Barcelonën, por mendoj se ai dëshiron të fshehë atë që nuk bën mirë në fushë me skuadrën me komente (për arbitrat). Është më e lehtë për të të thotë se arbitrat luajnë për Real Madridin sesa të pranojë se skuadra e tij nuk po luan mirë në nivelin që ai dëshiron”, tha Guti për Xavi.
/GazetaBlic Sport


