Sporti

Guti: Mbappe shtëpia jote Bernabeu të pret

03/10/2022 10:34
nga:E K

Ish mesfushori i Real Madridit, Guti e ka ftuar yllin francez, Kylian Mbappe t’i bashkohet klubit spanjoll.

PSG u eliminua dje pikërisht nga Real Madridi me hetrikun e shënuar nga Benzema, Mbappe kishte shënuar dy herë në portën e Los Blancos në të dy ndeshjet, por kjo nuk mjaftoi të kalonin tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbappe ishte i lidhur shumë me një kalim të mundshëm te Reali verën e kaluar, kurse Guti e ka ftuar atë t’i bashkohet spanjollëve.

“Mbappe shtëpia jote, Bernabeu të pret dhe ti e dinë ku jetohen netët magjike”, ka shkruar ai në Instagram.

/GazetaBlic Sport/