Lajme

Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mundeni me i ikë

11/22/2024 19:48
nga:Sh R

Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Guri thotë se arsyeja e padisë së Pecit e ka vetëm një përgjigje, e që sipas tij është: Panika.

“I KA KAPË PANIKA! E dinë që drejtësia po vjen. E dinë që LDK-ja po vjen. Arsyeja e padisë së tij, ka vetëm një përgjigje; PANIKË!”, tha ai.

Tutje, Guri thotë se kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë.

“E përsëris qëndrimin tonë – kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë. Mund të na padisni, por nuk mund të fshiheni nga krimet qe po i bëni! E dimë që i keni vjedhur paratë, dhe drejtësia po vjen, LDK po vjen! Ndryshimi po vjen! P.S Keni me i kthy paratë CENT MË CENT”, tha Guri në postimin e tij në Facebook.