Lajme

Guri: Dehari po keqpërdor Kuvendin – lexon skenarin e Kurtit

05/08/2025 15:11
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, po ndjek skenarë të kryeministrit të dorëhequr Albin Kurtit në vend të asaj institucionale.

“Çdo seancë, në fund e merr fjalën dhe thotë se është shkelje e Kushtetutës. Ai nuk ka të drejtë me fol. E ka të qartë skenarin që duhet me ndjek. E ka uzurpu Kuvendin”, tha Guri, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Sipas tij, Dehari “e len anash skenarin e Kuvendit dhe lexon atë të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje’’, tha Guri.