Në një prononcim dhënë për GazetaBlic urologu Ardian Prenaj tregon trajtimet e gurëve në veshkë.
“Trajtimet e gurëve në veshkë bëhen komplet, varet prej institucioneve shtetërore dhe private. Metodave klasike dhe minimal invazive. Pastaj varet se ku janë prezent gurët, në veshkë, kanal, apo fshikëz. Disa regjione kanë shpeshtësi më të madhe”, tha ia.
Por, cilat janë simptomat e para të problemeve me gurë në veshkë?
“Mënyrat e trajtimit janë të përshkruara në udhërrëfyeset Europian dhe Amerikan, me të cilët ne udhëheqemi. Ka pasur raste që nuk ka simptoma fare dhe e ka prezent gurin komplet sa veshka, kurse gurët e vegjël më së shumti japin simptoma. Dhimbja e menjëhershme, mundimi dhe të vjellurat janë simptomat e para, pastaj ethet, temperatura nese zhvillohet infeksioni, poashtu edhe urinimi me gjakë”, tregoi ai.
Sa i përket moshave me trajtim me gurë në veshka, ai thekson se ky trajtim është më i përhapur tek të rriturit.
“Më shumë e shprehur është tek të rriturit, tek të vegjëlit ka, por shumë më pak”, përfundoi Ardian Prenaj.
/GazetaBlic/