Gundogan është gjithmonë i hapur kur komunikon. Gjermani e komentoi eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj PSG.
“I zhgënjyer, shumë i zhgënjyer për të thënë të vërtetën. Gjithçka ishte në dorën tonë dhe përfunduam duke e ofruar në mënyrën më të thjeshtë, ia dhamë lojën PSG-së”, ka vlerësuar ai, transmeton GazetaBlic Sport.
Ishte një disfatë që e kap ekipin në një moment të mirë: “Po, por forma nuk vlen shumë në këto lloj ndeshjesh, mund të arrish me besim, por gabimet vendimtare të ndëshkojnë”.
/GazetaBlic Sport/