Sporti

Gundogan reagon pas debutimit me Barcelonën, i pakënaqur me rezultatin

08/14/2023 18:15
nga:Mergim Rreci

Debutimi në La Liga për Ilkay Gundogan, i cili dje doli në fushë nga minuta e parë me fanellën e Barcelonës për t’u zëvendësuar në minutën e 79-të, nuk rezultoi siç mesfushori e priste.

Në një reagim në rrjetet sociale, pas ndeshjes me Getafen që u mbyll me barazim pa gola, Gundogan u shpreh i pakënaqur për mënyrën si përfundoi ky takim.

“Mirënjohës për debutimin tim në La Liga me Barcelonën. Aspak i kënaqur me rezultatin, por ky është vetëm fillimi. Ecim Barça!”,-shkruan ai.