Sporti

Gundogan: Nuk jam penduar që iu bashkova Barçës

09/20/2024 23:24
nga:E K

Ilkay Gundogan është rikthyer tek Manchester City pas një sezoni që kaloi tek Barcelona.

Ai ka folur rreth asaj aventure një vjeçare tek skuadra blaugrane.

Gundogan tha ka përmbushur ëndrrën e fëmijërisë me kalimin e tij tek katalanasit.

“Nuk jam penduar që iu bashkova Barçës. Në fund luajta për një nga skuadrat më të mëdha në botë. Kam përmbushur një nga ëndrrat e mia të fëmijërisë, duke luajtur për Barcelonën”, tha Gundogan.

Ai realizoi pesë gola dhe i dhuroi 14 asistime me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat.