Euro2024

Gundogan: Nuk do të duhet të fshihemi kundër Spanjës, Yamal është i veçantë

07/03/2024 08:40
nga:Lorik J

Mesfushori i Gjermanisë, Ilkay Gündogan, ka folur për ARD TV për çerekfinalen kundër Spanjës. 

Gjermania dhe Spanja përballen të premtën në çerekfinalen e Europianit, teksa Gundogan thotë se do bëjnë të pamundurën të kalojnë tutje, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë nuk mendoj se duhet të fshihemi nga Spanja, ne gjithashtu kemi cilësi të mëdha. Mendoj se spanjollët na respektojnë më shumë sesa e pranojnë publikisht.

Yamal? “I veçantë, por duhet thënë se ai ka ende shumë për të mësuar. Problemi është se nëse e humbet topin, ai bëhet lojtari kryesor i tranzicionit për Spanjën”.

“Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë ndeshje. Dy nga tre ose katër skuadrat më të mira të këtij Euro 2024 do të përballen me njëra-tjetrën.”

/GazetaBlic Sport/