Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan është shprehur se humbja ndaj Leeds mund të shërbejë si alarm para ndeshjes me Dortmund.
Manchester City dhe Borussia Dortmund do të përballen nesër nga ora 21:00 në lojën e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
City do të hyjë në këtë takim duke pasur epërsinë nga dueli i parë me rezultat 2-1 ndaj Dortmund.
Megjithatë, Gundogan tha se ekipi i tij nuk duhet të mendojë se tashmë janë kualifikuar.
“Humbja nga Leeds United ndezi alarmin te ne, duhet të na shërbejë si mësim para ndeshjes me Dortmund”, deklaroi Gundogan.
/GazetaBlic Sport.


