Sporti

Gundogan: Kritika ndaj shokëve të skuadrës pas “El Clasico”? Nuk e di si e pritën, unë thash mendimin tim

12/02/2023 15:50
nga:Mergim Rreci

Ilkay Gundogan thyen heshtjen.

Mesfushori i Barcelonës iu rikthyer deklaratave të bëra pas humbjes 1-2 në “El Clasico-s” ndaj Real Madrid, ndërsa në një intervistë për mediet spanjolle theksoi se kritikat nuk i kishte vetëm për shokët e skuadrës, por edhe për veten e tij.

“Nuk mund ta vendos veten në vendin e të tjerëve për të ditur se si e pritën, por thjesht thashë sinqerisht mendimin tim dhe qëllimi im nuk ishte të sulmoja askënd, por do të thotë që sa herë që kritikoj ekipin tim, për çdo gjë, përfshij edhe veten time. Unë gjithmonë e filloj nga vetja. Mendoj se kam përvojë të mjaftueshme për të ditur se si funksionon kjo lojë, por gjithmonë shikohem në pasqyrë fillimisht dhe gjykoj veten time në fillim dhe më pas të tjerët. Unë dua që ne të bëjmë më të mirën që mundemi të ecim përpara sepse e shoh këtë ekip me shumë potencial dhe shumë cilësi”-deklaroi Gundogan