Sporti

Gundogan: Haaland ka cilësinë të luajë për çdo ekip të madh

03/25/2022 17:05
nga:E K

E ardhmja e Erling Haaland është e paqartë.

Sulmuesi norvegjez nuk ka rinovuar me Dortmund dhe pritet të largohet nga skuadra gjermane në fund të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat e huaja vazhdimisht kanë dhënë destinacionet e mundshme të bomberit të Dortmundit, ku ndër më të përfolurat janë Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City.

Mesfushori i Man Cityt, Ilkay Gundogan ka folur me fjalë të mëdha për sulmuesin e talentuar norvegjez duke thënë se ai mund të luajë te secila skuadër e madhe evropiane në formacionin e parë.

“Haaland ka cilësinë të luajë për çdo ekip të madh”, tha Gundogan.

/GazetaBlic Sport/