Sporti

Gundogan flet për të ardhmen e tij: “Bundesliga nuk është prioriteti im, nuk e di ku do të luajë në sezonin e ri”

06/19/2023 18:24
nga:E K

Gjatë një konference për shtyp në Gjermani, ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan pranoi se ende nuk e di se cilin klub do të përfaqësojë sezonin e ardhshëm.

“Nuk kam marrë ende një vendim”, filloi Gundogan duke komentuar mbi të ardhmen e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Sa i përket mundësisë për t’u rikthyer në klubin ku e projektoi veten për futbollin botëror, Borussia Dortmund, Gundogan deklaroi:

“Sigurisht që kam një lidhje shumë të fortë me Dortmundin dhe nuk ishte befasi për mua që filluan të shfaqen thashethemet. Por do të jem i sinqertë, kthimi në Bundesligë nuk është prioritet për momentin”, përfundoi mesfushori i Cityt.

/GazetaBlic Sport.