Sporti

Gundogan falenderon fansat e Manchester Cityt: Nuk do ia kishim arritur pa ju!

06/11/2023 11:41
nga:E K

Manchester City arriti dje fitoren e madhe ndaj Interit duke triumfuar në finalen e Champions League me rezultat 1-0.

Realizatori i golit të vetëm të finales ishte Rodri që me një goditje të fuqishme arriti ta mposht portierin, Onana, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes lojtari i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan foli për media:

Dua të falënderoj tifozët e Manchester Cityt për mbështetjen e tyre këtë sezon. Mund të them sinqerisht se nuk mund ta kishim bërë pa ta. Ata kanë qenë fantastikë dhe e meritojnë këtë moment”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/