Lojtari i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan nuk po i pëlqen formati i ri i prezantuar nga UEFA për Ligën e Kampionëve.
UEFA ka paralajmëruar që nga sezoni 2024/25, do të ketë ndryshime në numrin e Ligës së Kampionëve dhe mënyrës së organizimit të ndeshjeve, duke bërë që ky kompeticion të ketë më shumë ndeshje që do të zhvillohen gjatë një edicioni, shkruan GazetaBlic Sport.
Por për lojtarin e Manchester Cityt, Gundogan ky ndryshim nuk do të jetë i mirë për lojtarët e futbollit.
“Më shumë ndeshje, a po mendon ndokush për ne lojtarët?”, ka shkruar Gundogan në Twitter.
“Formati i ri i Champions League është e keqja më e vogël në krahasim me Superligën Evropiane, formati i tanishëm i Ligës së Kampionëve është më i miri prandaj është edhe gara më e shikuar në futboll”, ka vazhduar Gundogan në Twitter.
Ja postimi i tij:
With all the Super League stuff going on… can we please also speak about the new Champions League format? More and more and more games, is no one thinking about us players?
The new UCL format is just the lesser of the two evils in comparison to the Super League…— Ilkay Gündogan (@IlkayGuendogan) April 22, 2021
/GazetaBlic Sport/


