Sporti

Guler kryeson La Ligën për nga numri i rasteve të krijuara – 6 kontribute golash për yllin turk

10/09/2025 12:23
nga:Lorik J

Mesfushori sulmues i Real Madridit, Arda Guler, ka krijuar më shumë raste në La Liga pas 8 xhirove.

Lojtari 20-vjeçar turk ka bërë 22 pasime kyçe, duke demonstruar vizion dhe kreativitet të shkëlqyer në të tretën e fundit.

Ai gjithashtu ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke i dhënë një total prej 6 kontribute në gola deri më tani këtë sezon.

Tre lojtarë të tjerë janë shumë afër me nga 21 raste të krijuara secili: Kylian Mbappe (Real Madrid), Nicolas Pepe (Villarreal) dhe Pedri (Barcelona).

/GazetaBlic Sport