Sporti

Guler bind Realin, Ancelotti konfirmon se do të jetë pjesë e “mbretërve” edhe për sezonin tjetër

04/27/2024 12:51
nga:E K

Arda Guler ishte mbrëmë heroi i Real Madridit.

Talenti turk, shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0, ndaj Real Sociedadit.

Guler kohët e fundit është lidhur me një largim të mundshëm nga Reali në fund të sezonit, por trajneri i “Los Blancos” tha se ai do të jetë pjesë e skuadrës edhe për vitin e ardhshëm.

“Nuk kam dyshime për Arda Güler, ai do të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, do të marrë minuta… Arda Güler do të jetë pjesë e ekipit tonë edhe për vitin e ardhshëm.”, tha Ancelotti pas fitores ndaj Sociedadit.

Arda ka shënuar dy gola në La Liga këtë sezon deri më tani.

Pavarësisht thashathemeve, Guler për asnjë moment nuk e ka kërkuar largimin nga Reali edhe pse shumë klube kanë kërkuar huazimin e tij.