Guirassy po kalon sezonin e jetës së tij pasi në 22 ndeshje për Stuttgartin në të gjitha garat, ai ka 24 gola dhe 2 asistime, duke u renditur në mesin e golashënuesve më të mirë jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Evropën.
Kjo, logjikisht, tërhoqi interesin e një sërë klubesh për sulmuesin, kontrata e të cilit me Sttugartin është deri në verën e vitit 2026.
Për momentin Bayern Munich dhe Milan janë klubet që shfaqin më shumë interes për të.
Dy gjigantët janë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe Guirassy përshtatet në idetë e tyre.
Lojtari ka një klauzolë prej 17 milionë euro në kontratën e tij, por bordi i Sttutgartit aktualisht po përpiqet të bindë atë që të nënshkruajë një kontratë të re me klubin në mënyrë që klauzola të rritet.
/GazetaBlic Sport/