Lajme

Guerot për Rugovën: Vizioni i tij për një Kosovë të lirë fitoi besimin e bashkësisë ndërkombëtare

01/21/2025 11:21
nga:N K

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se qëndrueshmëria e presidentit Ibrahim Rugova përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike kanë fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Këtë deklaratë, Guerot e bëri në “X”, ku ndau fotografi të homazheve në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës.

“Homazhe për Ibrahim Rugovën. Qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike kanë fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbeten burim frymëzimi”, ka shkruar ambasadori francez.