Lajme

Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vullnetit të Rusisë dhe Serbisë

12/13/2025 12:15
nga:Sh R

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka deklaruar se nuk ka kontrolla të detajuara nga doganierët dhe policët në kufij dhe se qytetarët po kalojnë qetë për të marrë pjesë në protestën e sotme në Shkup kundër Speciales.

Ai ka falënderuar policët dhe doganierët shqiptarë për bashkëpunimin.

Derisa, Gucati ka shtuar se gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas tij vullnetit të Rusisë dhe Serbisë, duke shtuar se mendohet se ambasadat e tyre kanë ndikuar.

Ndërkohë, kryetari ka shprehur besimin se kjo do të jetë padrejtësia e fundit dhe se epoka e shqiptarëve do të mbyllet një herë e përgjithmonë.

Ai ka përmendur përkrahjen nga qytetarët shqiptarë të Shkupit dhe nga politikanë të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk ka kontrolla të detajuara nga doganierët dhe policët në kufij, jem duke kaluar qetë, falënderoj policët shqiptarë dhe doganierët në kufij. Kufini është i hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që vijnë protestë sot, unë dua me besua te shqiptarët se sot duhet të vijnë këtu në protest, besoj që do të jetë numër i konsiderueshëm. Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është vullnet i Rusisë dhe Serbisë, jam i bindur që ka bo ambasada serbe bashkë me ambasadën ruse. Besoj që do të jetë padrejtësia e fundit dhe epoka e shqiptarëve do të mbyllët një herë e përgjithmonë…..Përkrahje kam gjetur shumë prej shqiptarëve të Shkupit dhe prej politikanëve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Gucati për Tëvë1