Në konferencën e parë për shtyp pas humbjes nga Real Madrid, Pep Guardiola u pyet se çfarë u tha lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas eliminimit nga Champions League.
Guardiola zbuloi për mediat se çfarë u tha lojtarëve të tij nga eliminimi i papritur i “Citizens” nga Real Madrid të cilët përmbysën rezultatin për të kaluar në finalen e Parisit ku do përballen me Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.
“Asgjë. Nuk ka fjalë për të kapërcyer atë që ndjejmë. Vetëm koha mund të ndihmojë, të flemë sa më mirë dhe të mendojmë për qëllimin e radhës. Të shtunën do të jemi bashkë dhe do të flasim për planet në të ardhmen”, tha spanjolli.
Guardiola u pyet edhe se kur mendon se ky grup lojtarësh mund ta fitojë Champions League.
“Është një pyetje që nuk mund t’i përgjigjem. Futbolli është i paparashikueshëm. Njerëzit do të thonë se ky grup është i dështuar nëse nuk fiton një titull, nuk jam plotësisht dakord. E dimë se sa e vështirë është të luftosh për tituj. Mund të luftojmë ose të dorëzohemi. Ne e pranojmë që njerëzit janë të trishtuar, por ishim afër. Të luajmë deri në gjysmëfinale të kësaj gare ndaj Realit është gëzim”, shtoi ai.
“Jo, e kam gjithmonë atë ambicie. Nuk mund të kaloj një vit duke menduar se jam i lumtur në klub. Nëse do të kishim fituar Ligën e Kampionëve do të ishte për shkak të investimit që bëmë dhe jo për shkak të punës që bëmë. Do të kisha dashur të isha në finale, por kjo nuk ndodhi”, përfundoi Guardiola.
/GazetaBlic Sport/


