Sporti

Guardiola vlerëson Kloppin: E ka transformuar Liverpoolin

11/24/2023 18:43
nga:E K

Fundjava është e rezervuar për spektakël në Premier League, atje ku do të zhvillohet një super ndeshje.

Manchester City dhe Liverpool do të përballen të shtunën në ‘Etihad Stadium’, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 13:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është në vendin e parë me 28 pikë, kurse ‘The Reds’ renditen në vendin e dytë me një pikë më pak.

Trajneri i Citizens, Guardiola ka lavdëruar homologun e tij, Jurgen Klopp për punën e bërë te Liverpooli duke thënë se gjermani e ka transformuar gjigantin anglez.

”Mendoj se jemi shokë të mirë. E njohim njëri-tjetrin prej shumë kohësh. Sigurisht, vitet kalojnë, Klopp po bën 8 vite në drejtimin e Liverpoolit dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që prej momentit të parë. Ai e ka transformuar skuadrën totalisht.”

Dueli i jashtëzakonshëm i Premier League mes City-t dhe Livepoolit do të japë një mesazh të qartë për vijimësinë e skuadrave në këtë sezon futbollistik. Për momentin, kampionati anglez është më i ndezur se kurrë, pasi vetëm tri pikë i ndajnë pesë skuadrat e para në tabelën e klasifikimit.

/GazetaBlic Sport.