Sporti

Guardiola ‘thumbon’ Kloppin: Ne shpenzojmë vetëm kur duhet

08/15/2021 11:11
nga:E K

Pep Guardiola i është përgjigjur akuzave të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Klopp ditë më parë tha se Liverpool nuk shpenzon ‘pa frena’ për lojtarë ashtu si Manchester City dhe United, shkruan GazetaBlic Sport.

Këtyre akuzave të homologut të tij, iu përgjigj trajneri spanjoll, Pep Guardiola.

Ai tha se skuadra e tij shpenzon vetëm atëherë kur është e nevojshme të shpenzohet.

“Ne kemi kufijtë e vendosur nga Federata. Ne jemi në të njëjtën linjë me klubet e tjera. Pas kësaj, secili klub vendos se çfarë dëshiron të bëjë. Çdo sezon iu nënshtruam kontrolleve të shumta. Nëse e kam gabim, atëherë vërtetojeni”, tha Guardiola në konferencën për shtyp.

Manchester City sot përballet me Tottenham nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së parë të Premierligës.

/GazetaBlic Sport/