Sporti

Guardiola: Si të përgatisim një finale? Mjafton të pushojmë

05/26/2023 23:20
nga:Mergim Rreci

“Në përvojën time, mënyra më e mirë për t’u përgatitur për një finale është të bëni një pushim. Edhe mjekët tanë dhe kuzhinierët tanë kanë nevojë për këtë, sepse unë jam këtu duke punuar dhjetë orë në ditë, është një kohë stresuese”.

Pep Guardiola, në konferencën për shtyp, i pyetur për dy finalet që Manchester City do të duhet të luajë në qershor, kundër Manchester United dhe Inter, shpjegon se çfarë është për të mënyra më e mirë për t’iu qasur këtyre sfidave.

“Kjo është arsyeja pse i thashë të gjithëve të qëndrojnë me familjet e tyre, të luajnë golf, të bëjnë çfrarë të duan.

Duhet të qetësojnë mendjen, të relaksohen, ka qenë një sezon i gjatë dhe kanë mbetur dy sfida tepër të rëndësishme për të luajtur deri në fund”, ka thënë ndër të tjera Guardiola./h.ll/abcnews.al