Sporti

Guardiola “shpërtheu” gjatë ndeshjes së mbrëmshme, diskutime të ashpra me Mahrez e Grealish

09/16/2021 08:12
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka triumfuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leipzig me rezultat 6 me 3.

Ishte një ndeshje shumë interesante, me shumë gola e shumë ngjarje brenda e jashtë fushës, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola u pa i nervozuar gjatë këtij takimi, atje ku dy herë madje kishte edhe diskutime të ashpra.

Ai nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë në mbrojtje nga Grealish dhe Mahrez, aq sa edhe pse shënuan gola, andaj kishte edhe vërejtje të mëdha për ta.