Sporti

Guardiola: Shënova 11 gola për 11 vjet, nuk jam askush që t’i jap këshilla Haaland

02/17/2024 23:46
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka barazuar 1-1 ndaj Chelseat këtë të shtunë.

Pavarësisht mundësive të shumta që pati, norvegjezi Erling Haaland nuk arriti të gjente rrugën e golit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë , trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, doli në mbrojtje të lojtarit të tij në një deklaratë për Sky Sports.

“Kam luajtur 11 vjet dhe shënova 11 gola, nuk jam askush që t’i jap këshilla Erling [Haaland] . Në ndeshjen e radhës do të shënojë”, tha trajneri i qytetarëve.

“Ishte një lojë e mirë. Në pjesën e parë nuk ishim shumë mirë dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë, por në pjesën e dytë patëm disa mundësi dhe ishim më të mirë”, përfundoi Guardiola.

/GazetaBlic Sport/