Sporti

Guardiola pranoi se fitimi i tripletës po e dëmton Cityn: Ndikoi tek të gjithë, duhet të rikthehemi të fortë

10/23/2023 09:48
nga:Lorik J

Pep Guardiola pranon se tripleta historike e Manchester Cityt sezonin e kaluar ndikoi tek të gjithë në klub, duke përfshirë edhe atë.

City fitoi një fitore të vështirë 2-1 ndaj Brighton të shtunën për t’i dhënë fund një serie prej dy humbjesh në Premier League, por kampionët në fuqi ende nuk po tregojnë lojën e tyre më të mirë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Tripleta ka pasur ndikim te të gjithë ne, përfshirë mua. Kështu që ne duhet të jemi aty, të jemi pranë rivalëve dhe të përpiqemi ta bëjmë përsëri. Unë kam thënë shumë herë që askush nuk ka fituar katër tituj radhazi në Premier League, kurrë, kështu që kjo tregon se sa e vështirë është”, tha Guardiola.

/GazetaBlic Sport