Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar ndeshjen kundër Chelseat.
Ai tha se performanca e ekipit të tij u bë më e mirë në pjesën e dytë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk patëm një pjesë të parë të mirë. E falënderova Cancelon për përpjekjen sepse ai nuk luajti në rolin e tij të zakonshëm. Por ne vendosëm të vëmë bast mbi një model ku ata mund të ndryshojnë për të luajtur pesë pas. Në pjesën e dytë ne bëmë shumë më mirë, në të gjitha aspektet. Për ne është një rezultat i shkëlqyer”. A ishte fitorja thelbësore? “Pa dyshim, këto tre pikë janë të rëndësishme për ne. Lojtarët e dinin këtë sepse ne kishim qenë në krye për një kohë të gjatë. Tani do të kemi Kupën FA, Kupën e Ligës dhe më pas do të luajmë në Old Trafford. Ishte e rëndësishme të fitonim sot, pastaj në Old Trafford dhe më pas me Tottenham. Është e rëndësishme të arrijmë majën e ligës”.
City është aktualisht pesë pikë prapa liderit Arsenal.
/GazetaBlic Sport/


