Sporti

Guardiola për yllin e Dortmundit: Ndoshta po gënjen për moshën, ai është shumë i mirë

04/15/2021 10:58
nga:L J

Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League duke eliminuar Dortmund pas një suksesi në Signal Iduna Park të Mërkurën në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve (1-2).

Një ndeshje ku shënoi 17 vjeçari i Dortmundit, Jude Bellingham. Mesfushori anglez i Borussia i bëri përshtypje Pep Guardiolas, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai është një lojtar fantastik. Ai është shumë i mirë në moshën 17 vjeçare. Nuk mund ta besoj, ndoshta ai gënjen për moshën e tij”, tha trajneri katalanas me një buzëqeshje.

Bellingham menjëherë është bërë një element i fortë i Dortmund, pasi këtë sezon ka zhvilluar 39 paraqitje.

/GazetaBlic Sport