Pep Guardiola ka folur në lidhje me situatën që po kalon Calvin Philips pas kthimit nga Kupa e Botës.
Tekniku ndër të tjera tha se mesfushori nuk është i lënduar, por u kthye nga Kampionati Botëror me mbipeshë.
Sipas tij, lojtari nuk është në gjendjen më të mirë për të stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
“Nuk është i lënduar, thjesht arriti me mbipeshë. Nuk e di pse”, tha fillimisht ai.
“Aktualisht nuk është në gjendje të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Kurdo që është në gjendje, do ta bëjë atë”, tha ai.


