Sporti

Guardiola për ndeshjen ndaj Aston Villas: Është vetëm një lojë futbolli

05/20/2022 22:18
nga:E K

Liverpool dhe Manchester City janë në garë të ngushtë për të fituar titullin kampion në Premierligë.

Skuadra e Manchester Cityt aktualisht ka një pikë më shumë se “The Reds“, kurse gjithçka mund të vendoset në ndeshjen e fundit të kampionatit, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City në ndeshjen e fundit luan ndaj Aston Villas aty ku do të përballet me legjendën e klubit rival, Liverpool, Steven Gerrad i cili është trajner i Aston Villas, kurse Liverpool ka punë me Wolves.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur para ndeshjes me Aston Villan.

“Unë u kam thënë lojtarëve tanë, kjo është vetëm një lojë futbolli. Mos mendoni se sa të lumtur apo të trishtuar do të ishim, thjesht fokusohuni në atë që duhet të bëjmë për të mposhtur Aston Villa. Të kesh një titull më shumë, ose një më pak, kjo është e rëndësishme, por është vetëm një lojë futbolli”, ishin fjalët e katalanasit.

“Kam një ndjenjë që do t’i bëjmë gjërat jashtëzakonisht mirë. Ne nuk kemi qenë këtu shumë herë në historinë tonë, por duhet të jemi të shqetësuar apo nervozë? Nuk ka mundësi. Thjesht përpiquni të shijoni dhe vuani këtë moment”, përfundoi trajneri i Cityt.

/GazetaBlic Sport.