Pep Guardiola është shfaqur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Brighton.
Në mesjavë pati duelin në Premier League me Arsenalin, por takimi u shty për shkak të duelit të londinezëve me PSV Eindhoven, për Ligën e Evropës dhe trajneri katalanas reagoi me ironi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Për ne nuk është problem, jemi mësuar të luajmë deri në fazat e fundit të të gjitha kompeticioneve dhe të gjitha skuadrat që nuk luajnë në Evropë kanë avantazh. Ne pushuam për këtë lojë, por zakonisht luajmë kur të tjerët pushojnë nuk ankohen. Kur të luajmë me Arsenalin të tjerët do të pushojnë”, tha spanjolli.
/GazetaBlic Sport/


