Sporti

Guardiola për lëndimin e Rodrit: “Do të gjejmë një zgjidhje – kemi luajtur edhe pa De Bruyne”

09/25/2024 12:47
nga:Lorik J

Lajmi i keq që qarkullonte prej disa ditësh te Manchester City është konfirmuar: Lojtari i mesfushës, Rodri, do të duhet të ndalet për një kohë shumë të gjatë pas dëmtimit të rëndë të pësuar gjatë barazimit 2-2 kundër Arsenalit në fundjavë.

Rodri ka këputur ligamentin dhe me gjasë do të humbasë këtë sezon.

Ky është komenti i shkurtër i trajnerit Guardiola për dëmtimin e favoritit për Topin e Artë: “Ne do të gjejmë një zgjidhje. Kur një lojtar është i pazëvendësueshëm, ne duhet të veprojmë si ekip dhe kjo është ajo që kemi bërë sezonin e kaluar pa Erling, 5 muaj pa De Bruyne dhe fituam Premier League”, tha spanjolli.

/GazetaBlic Sport