Sporti

Guardiola për Haaland: Faleminderit që zgjodhe Man Cityn

10/07/2022 17:35
nga:E K

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola vazhdon të komentojë për Erling Haaland.

Haaland po kalon në një periudhë fenomenale me kampionin e Anglisë.

Kjo ka bërë që kohën e fundit të gjitha pyetjet në drejtim të Pep të jenë për sulmuesin.

Së fundmi ai ka falënderuar norvegjezin që zgjodhi ekipin e tij, duke thënë se të gjithë janë të lumtur që ai është pjesë e tyre.

“Faleminderit shumë që Haaland zgjodhi Man City!”, tha fillimisht Guardiola.

“Të gjitha pyetjet rreth Erling… por djemtë në Man City i pranojnë në mënyrë të përsosur. De Bruyne është një person i jashtëzakonshëm, ai është i lumtur që ka Erling dhe kjo vlen për të gjithë lojtarët”, shtoi ai.

Haaland ka 19 gola dhe tri asistime në 12 ndeshje me Manchester Cityn.