Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i kënaqur me fitoren 5-0 të skuadrës së tij ndaj Sparta Pragës në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
I pyetur nëse e konsideronte golin mbresëlënës të Erling Haaland si normal, spanjolli pranoi: “Unë do të thosha jo. Jo për një qenie njerëzore. Unë do të thosha jo”.
“E di që nuk është e lehtë për të, sepse kundërshtarët tanë po mbrohen shumë, nuk ka hapësirë, ka tre qendërmbrojtës kundër tij, dy mesfushorë mbrojtës janë gjithashtu pranë tij, ai fjalë për fjalë nuk ka hapësirë”, shtoi Guardiola.
“Por unë kam folur me të shumë herë. I thashë të jetë i durueshëm. Bëhu i durueshëm dhe pozitiv. Erling ka këtë kapacitet të pabesueshëm, ai mund ta prekë topin 15-20 herë, por ai ka 7-8 shanse. Talenti që ka ky njeri ka është i pabesueshëm”, ka thënë trajneri i “qytetarëve”.
Së fundi, ai pranoi se nuk e pa golin e Haaland në momentin e shënimit, sepse kishte një lojtar përballë që i pengonte shikimin: “E pashë në TV, por nuk e pashë për momentin|”.
/GazetaBlic Sport


